Monika Kryemadhi ishte në Elbasan sot me rastin e Ditës së Verës ku foli dhe për krizën politike në vend.

Ajo tha se politika nuk ekziston në këtë vend dhe ka dalë nga shinat.

“Nëse sot do kishim Gjykata dhe një klasë politike të përgjegjshme sot do kishim çmime më të ulëta dhe më shumë vende pune. Politika nuk  ekziston dhe ka dalë nga shinat. Politika sot nuk eksiton dhe në këtë ditë të ringjalljes sic simbolizon kjo ditë të kemi dhe një ringjallje të politikës dhe vlerave”– tha Kryemadhi.