Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës është mjaft i kënaqur për mënyrën sesi skuadra e tij reagoi pas disavantazhit të dy golave dhe arriti të rikuperojë në fazën finale të ndeshjes.

Për “Supersport”, trajneri korçar i bregdetarëve u shpreh se pa një ndeshje të mirë, pavarësisht mungesave.

“Të jem i sinqertë, jam i kënaqur me rezultatin për mënyrën si erdhi loja. Patëm raste, për fat të mirë shënuam 2 gola, çdo gjë e hapur për ndeshjen e ardhshme. Më vjen mirë për Bushiç, si ndeshje e parë dua ta mendoj se ishte diçka pozitive. Megjithatë, kemi probleme dhe duhet t’i përmiresojmë. Gabuam në mbrojtje, pësojmë gola të thjeshtë. Për ndeshjen e sotme, është nga të paktat takime që të 3 qendrat, ndoshta fati i keq, që sot Sidibe nuk ishte në formë maksimale. Pa i hequr meritë kundërshtarit, këto janë gola që nuk duehet t’i pësojmë. Dua të shohim përpara, pozitivisht. Edhe Arapi, Osmani apo Sidibe kanë ditët e tyre jo të mira. Funksionojmë si skuadër, personalisht mendoj se patëm 2 raste në pjesën e parë për të kaluar në avantazh. Futbolli kështu është,” deklaroi Shkëmbi.

I pyetur nëse është cënuar gara edhe në kupë me atë që ndodhi me Kamzën, Shkëmbi u përgjigj:

“Është fati i Skënderbeut. Të gjithë do ishin të kënaqur tu kishte rënë me Kamzën. Shorti i Kupës varet edhe nga rezultatet e vjetshme. Është meritë e Skënderbeut”.