Misioni i një fushate elektorale është të marrësh sa më shumë mbështetje, e për këtë duhet një mesazh i guximshëm dhe origjinal.

Joachim B. Olsen, ish peshëngritës danez në Partinë Liberale, duket se ka pasur sukses me sponsorizimin e madh në Pornhub, një faqe porno, për zgjedhjet e ardhshme në Danimarkë.

Pra, në mes të një videoje pornografike, një slogan duket tek votuesit e mundshëm: “Kur të përfundoni duke ‘luajtur’, votoni për Lokki”.

“Gjysma e internetit është pornografi, dhe ka kaq shumë njerëz në këto kanale, kështu që mendova se mund të ishte një ide e mirë për të bërë publicitet në një faqe pornografike”, ka thënë 41-vjeçari. Kjo zgjedhje e tij është pritur me të qeshura nga disa, ndërsa është konsideruar skandal nga disa të tjerë, por duket se këto opinione nuk e shqetësojnë 41-vjeçarin.