Kryeministri Rama ka shpallur tashmë dhe qeverinë “Rama 2”. Sipas tij gjithçka duhet të jetë perfekte dhe të gjithë ministrat duhet të jenë mjaftë të aftë për qeverinë e re

“Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe me autoritetin e posaçëm. Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe. Është nder e krenari që t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, – ka thënë Rama.

Postin e dytë që ai prezantoi ishte ai i kryetarit të Grupit parlamentar të PS, që iu ngarkua Taulant Ballës.

“Grupi i ri parlamentar, largimi i Gramozit do jetë sfidë më vete, nuk do e dëshironim. Zëvendësimi duhet bërë menjëherë, jo thjesht i kryetarit të ri, por kryesisë së grupit. Besoj se Taulant Balla do e kryejë më së miri këtë rol”, theksoi Rama.

ZV/kryeministre: Senida Mesi, nga sektori bankar, ka mbaruar në universitet prestigjoz në Gjermani. Fokusi do të jetë ecuria e riorganizimit të institucioneve.

Dy ministrat e shtetit:

Pandeli Majko për shqiptarët jashtë kufinjve, vota e emigrantëve nuk mund t’i lërë që ti sjellë koha, por u duhet mundësuar.

Sonila Qato, juriste – Për mbrojtjen e sipërmarrësve

LEXO EDHE:  Pasi 'sulmoi' Ramën në Kuvend, Noka përjashtohet nga seanca

(Ministritë klasike)

Ministria e Jashtme – Ditmir Bushatipër të gjithë punën e lavdërueshme që ka bërë në këtë dikaster për një dinamikë të re të Shqipërisë. Nga sot mbi Ditmirin bie barra e provës.

Ministri i Brendshëm – Fatmir Xhafaj, për gjithçka bëri në një kohë të shkurtër në betejën kundër kanabisit.

Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhaçka zëvendëson Mimi Kodhelin

Olta Xhaçka zë vendin e Mimi Kodhelit si ministre e Mbrojtjes

Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjoni

Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro, me dëshirën që të shohim zhvillime akoma më dinamike në këtë sektor ku është hedhur një bazë

(Ministritë e shkrira)

Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës: Arben Ahmetaj, ta provojë me rezultate të shpejta se është në lartësinë e postit.

Ministria e Rinisë, Arsimit dhe Sportit: Lindita Nikolla, pa asnjë rezervë, garanci për reformën e thellë transformuese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social: Ogerta Manastirliu, krijoi përshtypje bindëse për punën që bëri

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës: Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit: Blendi Klosi,