Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit ku pesë makina janë përplasur keq me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se disa makina kanë qeë të parkuara në momentin e përplasjes, ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet që të zbardhen shkaqet e plota të aksidentit.