Saimir Tahirit i është bllokuar pasaporta për shkak të hetimeve mbi bandën e Habilajve.

Disa burime të besueshme thanë se pas akuzave të bëra ndaj ish-ministrit të Brendshëm, i është bllokuar pasaporta për shkak të hetimeve mbi bandën e Habilajve dhe dyshimet për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës

Mësohet se Saimir Tahiri mbahet nën vëzhgim nga agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandaluar ndonjë tentativë arratisjeje të ish Ministrit të Brendshëm jashtë vendit.

Mbajtja e tij nën vëzhgim është kërkuar edhe nga agjensitë e huaja partnere, që e shohin si një prej personave kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook