Policia ka arrestuar në kohë rekord nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja.

Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet duke tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë.

Arrestimi i tij erdhi si pasojë e denoncimit të Prokurorisë së Kavajës, për shpërdorim detyre.

Shpallja në kërkim e nënprefektit:

Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë së Kavajës ka urdhëruar arrestimin e nënprefektit të qarkut Tiranë, Fatos Kaja (ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë)

Kaja dyshohet se ka tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

“Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook