Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në Tiranë, punonjësi i Gardës së Republikës Alket Arapi, ka qëlluar me armë për vdekje në banesë bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas ngjarjes 44-vjeçari është arrestuar nga ana e Policisë dhe SHÇBA-së, ndërsa akuzohet për  “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, nëse bashkëshortët kanë pasur probleme mes tyre.

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.