Lajmi i keq për lojtarin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. Nëna e tij ka zbuluar se vuan nga  kanceri të gjirit.

12 vite më parë, nëna e Ronaldos fitoi luftën me kancerin, madje ai dhuroi 100 mijë euro për spitalin ku mori trajtimin nëna e tij.

Dolores Averio u shpreh:

‘’Unë po luftoj për jetën”.

Sigurisht, lajmi ka tronditur portugezin i cili është shumë i lidhur me nënën e tij dhe këtë e dëshmon edhe në momentet e shumta që ndan në rrjetet sociale.

Dolores i ka qëndruar pranë Ronaldos dhe në rritjen e fëmijëve.