Kompania e njohur britanike Kahn Design, dhe nën-kompania e saj Chelsea Truck Company, kanë krijuar një version të ri shumë të veçantë të modelit legjendar Land Rover Defender.

Kjo makinë me ngjyrë të portokalltë “Lava” mban emrin Defender 2.2 TDCI XS 90 Station Wagon – The End Edition.

Për tu dalluar nga modeli standard, ky Defender karakterizohet me parafango të zgjeruar, maskarinë me logon “X-Lander”, mbrojtësin e ri të përparmë me drita të integruara, vrimat për ajër, etj.

Gjithashtu, versioni i ri i veçantë karakterizohet edhe me një set të ri të disqeve Mondial 20-inç me ngjyrë të zezë “Volcanic”, gomat 275x55x20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, xhamat e errët, veshja e brendshme prej lëkure, sediljet e përparme GTB, orën Churchill, ndriçimin LED, timonin Kahn dhe pedale alumini.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1341″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook