Edhe pse doli kundër vendimit të partisë për të mos djegur mandatet ka deklaruar se marrëdhënia e tij me drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi është shumë e mirë.

Koka tha se vijon të jetë pjesë e LSI-së. Ai pohoi se është i gatshëm të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor, ndërsa nuk harroi të përmendte se bashkia e Durrësit nuk është ambicia e tij, ndryshe siç është pretenduar në opinionin publik.

“Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Kam marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e LSI. Do të votoja ndryshimet në kodin zgjedhor. Bashkia e Durrësit nuk është më ambicia ime”, tha Koka në një prononcim të shkurtër para mediave.