Pasditen e sotme në shkollën e mesme në Ishull Lezhë, ka rënë një zjarr i madh.

Zjarri ka rënë fillimisht në një zonë me shkurre dhe kallamishte, dhe raportohet se flakët kanë dëmtuar disa shtylla tensioni elektrik.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje menjëherë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm por ende nuk ka një version zyrtar. Nga flakët janë rrezikuar disa shtëpi e biznese, por fatmirësisht nuk ka pasoja në jetë njerëzish.