Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku një makinë e cila ishte në lëvizje u përfshi nga flakët.

Ngjarja në fjalë ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërkohë që shkaqet janë ende të paqarta. Makina e cila po drejtohej nga mjeku Avni Marta është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar.

Sipas informacioneve të marra familja Marta po shkonte për të festuar ditëlindjen e djalit.

Paraprakisht policia tha se shkaku i ngjarjes ka qenë një defekt në paketën elektronike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook