Kryeministri Edi Rama është duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS lidhur me çështjen Tahiri, mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e këtij të fundit.

Kreu i Qeverisë e ka nisur fjalën e tij me pyetjen: “A është i pafajshëm Saimir Tahiri”, ndërkohë që tregoi se pas prindërve të tij, është i pari që beson në pafajësinë e ish-ministrit të Brendshëm.

“Pas prindërve të tij, njeriu që dëshiron të besojë në pafajësi jam unë, por ndryshe nga nëna dhe babai unë nuk jam prindi i tij. Qysh se u bëra kryeministër edhe me tim bir kam komunikuar më pak. Ai ishte i riu i parë që hyri në seli pas meje”,- tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook