Një ditë para protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur aleatët tek selia e PD për të diskutuar veprimet e ditës së nesërme para godinës së kryeministrisë.

Basha pak çaste më parë zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Çekisë, ndërsa prej aty përcolli edhe një mesazh të fortë ndërkombëtarëve teksa iu kërkoi të mos jenë palë me asnjë parti politike në Shqipëri.

Pas djegies së mandateve, opozita e bashkuar ka zhvendosur betejën politike nga Kuvendi në rrugë, ndërsa kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeveria tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.