Anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, për deklaratën e Prokurorisë për çështjen Tahiri.

Ulsi Manja thotë se prokuroria ka shkelur ligjin, pasi nuk ka të drejtë të bëjë deklarata politike dhe të sulmojë kryeministrin.

“Prokurorëve nuk i lejohet të mbajnë një fjalim politik në një forum të partisë së tij”- shprehet Manja.

Statusi i Ulsi Manja:
Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigja ime:
Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet ti çojnë nëpër mend e jo më ti bëjnë publike në media sepse e ndalon Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” ku thuhet qartë dhe pastër, “ prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera”, e jo më të sulmojnë Kryeministrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij !!!
Besoj kaq e kupton edhe një që nuk është jurist!
Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja ç’farë pasojash ligjore ka?
Kjo konsiderohet si shkelje e betimit të bërë solemnisht “për ti qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimit të rregullave të etikës profesionale në kryerjen e detyrës” , dhe në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë , prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, respektivisht shkelen Nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”.
As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kupton gjithkush.
Kaq besoj mjafton o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit për të kuptuar kush e ka shkel ligjin në këtë rast prokurori apo Kryeministri !
Ndoshta i kam rënë pak gjatë po kështu jemi ne juristët!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook