Të gjithë dyshojnë te tjetri kur i rrëfejnë një sekret, sidomos shoqet që nuk i mbajnë gjë njëra tjetrës.

Mirëpo, a ruhen vërtetë sekretet apo femrat e kanë të pamundur këtë gjë?

Sipas studimeve shumica mendojnë se femrat nuk mbajnë dot sekrete, sepse u pëlqen të flasin e të flasin pa fund, se nuk janë të afta të përballojnë emocionet. E ndërsa meshkujt janë “pus i thellë”.

Studimi ka përfshirë 3 mijë femra të moshës nga 18 deri në atë 65 vjeçare. Nga analiza ka rezultuar se katër në dhjetë femra nuk arrijnë të mbajnë sekretet, pavarësisht se sa personal apo I rëndësishëm ka qenë ai për tjetrin.

Femrat zakonisht i përcjellin fjalët te dikush tjetër brenda 47 orë e 15 minutash.

Studimi po ashtu ka gjetur se femrat mesatarisht dëgjojnë tre thashetheme çdo javë dhe e përcjellin atë së paku te një person tjetër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook