Mbledhja e radhës mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në muajin mars në qytetin e Shkodrës.

Në nëntor 2018 në Pejë, u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Për herë të parë dy qeveritë janë takuar në vitin 2014 më 11 janar.

Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë, ajo e ardhshmja do të jetë në Shkodër.