Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, avokati i njohur, Altin Goxhaj ka publikuar një informacion lidhur me avokatin mbrojtës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas avokatit Goxhaj, Artan Hajdari, është një nga njerëzit më të besuar të miliarderit dhe filantropit George Soros, dhe këtë gjë e vërteton me anë të dy fotove që ka publikuar bashkangjitur statusit të tij.

Dhe si pasojë e kësaj ai ka ngritur dyshime mbi faktin, se përse njeriu i Soros duhet të mbrojë Tahirin për akuzën e trafikut të drogës.

Statusi i avokatit Altin Goxhaj
Avokati i Tahirit, Artan Hajdari është një ndër njerëzit më të besuar të Soros në Shqipëri! Përveçse avokati i të gjithë çështjeve të Sorosit në Gjykata, ka qenë dhe mbikqyrësi i tij në të gjitha bordet e të gjitha fondacioneve të Sorosit në Shqipëri dhe madje edhe në Këshillin Mbikqyrës të kompanisë më të madhe private të Sorosit në Shqipëri Besa Fund!
PYETJA ËSHTË PSE TAHIRI DUHET TË MERRTE SI AVOKAT NJERIUN MË TË BESUAR TË SOROSIT PËR AKUZËN PËR DROGË?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook