Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave dhe Rregullores në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një dalje për mediat nga selia e PD-së Basha theksoi se Rama është në krah të Saimir Tahirit. 

Ndër të tjera Basha u shpreh se e vetmja rrugë për t’u vendosur drejtësi në Shqipëri është largimi i kryeministrit Rama.

“Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin. Që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi”, tha Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook