Protesta e sotme e organizuar nga opozita mori hapësirë të gjerë jo vetëm nga mediat vendase por edhe jashtë kufijëve u komentua gjatë situata e rënduar, dhe tensionet e ndodhura mes protestuesve dhe policisë së shtetit.

Prestigjiozja Associated Press raportoi për protestën në Shqipëri se protesta e opozitës mbahet me qëllim rrëzmin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Mijëra protestues që përkrahin opozitën shqiptare rrethuan të martën parlamentin shqiptar, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata akuzuan kabinetin për korrupsion dhe lidhje me krimin”, shkroi në hapësirën kushtuar protestës në Tiranë Agjensia prestigjioze “AP”.

Ndërkohë edhe mediat italiane e kanë pasqyruar gjatë protestën e opozitës.

“ANSA” teksa raporton për situatën e krijuar ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar e vuri theksin tek hedhja e e shashkave, djegia e gomave si dhe tek thirrjet e protestuesve për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Qindra agjentë policie kanë rrethuar parlamentin ku zhvillohet seanca vetëm me praninë e mazhorancës. Opozita ka hequr dorë nga mandati i deputetëve të saj prej dy javësh”, shkruhet në median italiane ANSA.

“Është manifestimi i katërt radhazi brenda pak javëve, gjatë të cilëve janë regjistruar përleshje me policinë, e cila ka përdorur lakrimogjenë për të shpërndarë turmën”, shkruhet në artikullin kushtuar protestës së sotme të opozitës në Agjensinë e lajmeve NOVA.

Ndërkohë protestën e sotme në vendin tonë lajm e ka bërë edhe portali kanadez “CityNews”, ndërkohë që theksin e vë tek fakti se Shqipëria është në pritje të dritës jeshile për çeljen e negociatave për integrimin në BE.

LEXO EDHE:  Tjetër vetëvrasje në Tiranë, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

“Opozita nuk ka pranuar të hyjë në dialog me mazhorancën, pavarësisht këshillimeve nga BE dhe faktorët ndërkombëtarë..

Qeveria socialiste e drejtuar nga Edi Rama ka 74 nga 140 ulëset në parlament, ndërsa në qershor Shqipëria prêt dritën jeshile për hapjen e negociateve me Bashkimin Europian”, shkruan “CityNews”.