Një makinë ka marrë flakë ndërsa ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 tek kthesa e Kamzës, Tiranë.

“Rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marr flakë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku kanë konstatuar se: Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip ‘Benz’ në lëvizje, me drejtues shtetasin  E.B., 26 vjeç. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook