Pas një deklaratë të bërë pak kohë më parë, kompania gjigande Samsung ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ata që e “dashurojnë” këtë markë, se u vendos përfundimisht se më 25 Shkurt do të dalin në shitje celularët e rinj, Galaxy S10, S10 Plus dhe S10 Lite, të cilët  do të prezantohen në një shfaqje zyrtare në San Francisko.

Por ajo çka e bën dhe më të veçantë lajmin është se tre modelet e ardhshme do përfshijnë mbështetje për standardin e ri të Wi-Fi, e cila përmirëson performancën dhe arrin të ketë lidhje më të shpejtë edhe në vende ku ka shumë persona, në rastin konkret Galaxy S10 do të mbështesë Wi-Fi 6.

Ndërsa përsa i përket çmimeve, siç edhe mund të pritet, nga njoftimet paraprake të kompanisë, modelet e lartëpërmendur të celularëve nuk do të jenë aspak të lirë.

Bëhet me dije se Samsung S10 d me 128GB memorje do të kushtojë 669 paund, ndërsa S10 plus me memorje 1TB do kushtojë 1.399 paund, ndërsa çmimi i S10 Lite nuk është zbuluar ende.