Pas gjetjes së tr*pit të Emiliano Sala nuk kanë munguar mesazhet duke shprehur pikëllimin për futbollistin.

Motra e Emiliano Sala ka postuar në rrjetet sociale një mesazh pikëllimi për vdekjen e vëllait të saj.

“Shpirti yt do të shndritë në shpirtin tim përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa ekzistoj. Të dua, tito”, shkruan Romina në llogarinë e saj në Instagram.

 

“Piper Malibu”, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, teksa me të po udhëtonte nga Nanta për në Kardif sulmuesi argjentinas dhe piloti David Ibbotson.

Nga kërkimet u gjet dhe u nxorr një nga trupat, i cili është konfirmuar se është i Emiliano Sala.