Meteoalb ka hedhur poshtë lajmet, që disa portale thonin se do të binte borë në zonat e ulta duke përmendur Meteoalb.

Shërbimi meteorologjik akuzon disa portale se abuzojnë me emrin duke krijuar lajme të rrema rreth motit dhe citojnë emrin e Meteoalb.

Meteoalb i krahasoi si “portHale”, ato që kopjojnë fjalë për fjalë dhe që shtojnë dhe 1 budallëk nga vetja.

Postimi i Meteoalb Albania:

NUK KA DEBORE ne zonat e uleta, vetem ne zonat e thella malore. Nese lexoni ne portale te ndryshme qe parashikojne debore ne zonat e uleta dhe paturpesisht citojne Meteoalb si burim informacioni; ata GENJEJNE!! Ne e kemi kohen e cmuar duke siguruar nje parashikim sa me te mire te mundshem per publikun dhe partneret tane dhe nuk kemi aspak kohe t’u kundervihemi portHaleve te ndryshme qe KOPJOJNE FJALE PER FJALE POR SHTOJNE DHE 1 BUDALLALLEK NGA VETJA……

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook