Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka njoftuar se shumë shpejt do të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI, të cilët do të vendosen në Ministrinë e Mbrojtjes.

Xhafaj është njoftuar nga ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, dhe pak minuta më parë e ka publikuar në rrjetet sociale njoftimin e rëndësishëm.

Statusi i Fatmir Xhafajt
Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook