Sektori i sipërmarrjes së emigrantëve në Itali është një fenomen çdo vit e në rritje.

Sipas Ministrisë italiane të punës aktualisht numërohen rreth 570 mijë sipërmarrje në pronësi të emigrantëve e që përbëjnë 9.4% të numrit të përgjithshëm të sipërmarrjeve në Itali.

Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë në Itali renditen të tretit në numër pas atyre marokenë e kinezë.

Sipas statistikave të Ministrisë italiane të Punës, në Itali janë aktualisht rreth 31.358 biznese të ngritura nga emigrantë shqiptarë.

Në krahasim me një vit më parë numri i tyre është rritur me 1.5 % pasi janë regjistruar rreth 455 sipërmarrje të reja të hapura nga shqiptarë.

10.3% e sipërmarrjeve të shqiptarëve në Itali, ekzaktësisht 3.233 prej tyre kanë si pronar një grua emigrante shqiptare.

Sipërmarrja e grave në komunitetin e shqiptarëve në Itali është rritur me 7.9% nga 2.966 që ishte numri i tyre më 2015 në 3.233 deri në fund të vitit 2016.

Shumica e këtyre bizneseve kanë një shtrirje territoriale në rajonet e Lombardisë, Toskanës dhe Emilia Romanjës. Ndërsa ndër qytetet numri i tyre më i madh është përqendruar në provincën e qytetit të Firences.

Fushat kryesore të ekonomisë  ku ata operojnë janë sektori i ndërtimit rreth 73.6% e tyre, sektori i tregtisë dhe transportit 8,6% si dhe sektori i shërbimeve me 4,2% (restorante, turizëm etj).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Kur presidenti Roosevelt përgatitej të ndëshkonte Italinë për pushtimin e Shqipërisë