E mbani mend shoqen tuaj të zemrës, kur ishit fëmijë? Ndoshta pas shumë vitesh, dëgjoheni në telefon shpesh, ose në raste të tjera, mund të keni humbur kontaktet. Është një evolucion normal i jetës.

Sot miqësia është e ndryshme dhe transformohet me kalimin e kohës, meqenëse kërkesat e njerëzve ndryshojnë bashkë me tipologjinë e marrëdhënies ose të ndihmës për të cilën kemi nevojë.

Miqësia mes femrave është në gjendje të prodhojë një forcë të jashtëzakonshme, të gjenerojë raste për të kaluar kohë të gjatë së bashku dhe bashkëpunime të gjata.

Nuk ekziston një sekret i vetëm mbi miqësitë mes femrave, sepse çdo raport mes personave ka truket e veta magjike.

Çfarë do t’i tregonit vajzave tuaja ose mbesave, mbi këtë temë? Ja disa këshilla të nevojshme, që ndryshojnë sipas eksperiencës tuaj.

1) Kuptimi i thellë i heshtjes

Dy mikesha dinë të kuptohen me njëra-tjetrën, edhe kur rrinë në heshtje e nuk duan t’i tregojnë sekretet e tyre deri në fund. Është një dhunti natyrore për këdo që njihet prej vitesh. Shpesh ndihen telepatike. Heshtja mund të përfaqësojë vullnetin për të ndenjur pak vetëm e për të marrë një pauzë. E kjo s’është e keqe.

2) Largësia nuk është problem

Ekzistojnë miqësi të thella, që kalojnë problemet lidhur me mungesën e kohës dhe hapësirës. Kur një mikeshë ikën larg, nuk do të thotë se e humbet atë. Sot teknologjia të mundëson të jesh në kontakt çdo moment. Ndaj, le ta shfrytëzojmë!

3) Frymëzim dhe motivim

Në fund të shkollës ose në kalimin nga e mesmja në fakultet, mikeshat e zemrës mund të marrin rrugë të tjera. Nuk duhet quajtur dramë. Çdokush do të pasurohet në mënyrën e saj e kur të rishiten, mund të kthehen në një burim frymëzimi njëra për tjetrën.

4) Shenjtëria e gjërave të vogla

Mes mikeshash, çdo moment i ndarë bashkë dhe çdo kujtim bëhet i shenjtë. Prandaj nuk ka rëndësi si ndiheni sot, ose çfarë do të bëni nesër. Ajo që ka rëndësi është ruajtja e kujtimeve dhe ndoshta rijetimi i tyre, kur nuk jeni më fëmijë.

5) Bukuria e ndarjes

Kur jeni adoleshente ndoshta, shkëmbenit rrobat dhe aksesorët, argëtoheshit duke u grimuar. Janë eksperienca të ndarjes së gjërave dhe argëtimi të paharrueshme, që çdo grua e vogël duhet t’i jetojë me shoqet, pa harruar që këtë sens ndarjeje të gjërave ta ruajë edhe kur të rritet, në çdo fushë, në punë, mësim, kujdes për shtëpinë, për fëmijët, dëshirat, sportin etj.

6) Një mike e vetme zemre?

Disa prej nesh eksperimentojnë praninë e një personi special në faza të ndryshme të jetës. Mund të jetë e njëjta mikeshë e njohur në vitet e para të shkollës, ose një seri miqësish femërore që kanë hyrë në jetën tonë në momente të rëndësishme e të duhura, dhe janë bërë jetike. Për secilën, eksperiencat janë të ndryshme; pra, mund të jetë jo vetëm një mikeshë zemre.

7) Bëhu mike  e vetvetes

Miqësitë ndërtohen gjithmonë, duke u nisur nga raporti që kemi me veten, edhe kur nuk jemi të ndërgjegjshme për këtë. Të përmirësosh raportin me veten, do të thotë të përmirësosh raportin me të tjerët, kjo lidhur edhe me mikeshat. Është diçka që e kupton me kalimin e viteve.

8) Xhentilesa mbi të gjitha

Mund të mësojmë të jemi xhentile dhe të sjellshme, edhe në momente vështirësie. Sherret dhe diskutimet mund të sheshohen me një dialog të qetë, në çdo moshë. Menaxhimi i emocioneve dhe inteligjenca emotive janë me rëndësi parësore. Duhen kultivuar dhe duhet të mësojmë edhe bijat tona të bëjnë kështu.

9) Miqësi jashtë rrethit

Shpesh është tendenca që të ndërtohen miqësi vetëm brenda rrethit tonë, brenda një klase ose lagjeje. Është më mirë të zgjerojmë rrethin për të njohur miq të rinj që të kemi një perspektivë ndryshe mbi botën e për të pasuruar zakonet, edhe të rritur. Është burim pasurie shpirtërore, në çdo moshë.

10) Gëzim për të jetuar

Miqësitë femërore janë burim gëzimi, por ka edhe pengesa. T’i kapërceni ato bashkë, është një burim rritjeje. Ka miqësi që prishen për disa kohë, më pas rinisin. Është normale. Kërkimi drejt gëzimit për të jetuar, është i pashtershëm. Dhe mikeshat, të reja apo të vjetra, mund të jenë gjithmonë një mbështetje e madhe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook