Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë arrestuar 8 persona pjesmarrës në protestën e sotme të organizuar nga opozita, ndërkohë që do procedohen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë.

Bazuar në pamjet filmike të regjistruara përgjatë 3 orëve protestë policia njofton se 8 personat e ndaluar akzuohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Sot rreth orës 10:30, në rrugën “George W. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar nje tubim. Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres; A. M., 23 vjeç, banues në Tirane, E. C., 33 vjeç, banues në Burrel; L.D., 37 vjeç, banues në Burrel; A.P., 23 vjeç, banues në Tirane; M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz; L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh; E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e qeverisë në Elbasan pritet me protesta (Foto)

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.