Pas reagimit të kryeministrit Rama me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, lidhur me mbledhjen e Këshillit të Mandatit dhe Rregullores, për sa i përket çështjes “Tahiri”, lum komentesh është parë në postimin e kreut të Qeverisë.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”, shkruan Rama në Facebook.

Një prej komentuesve i shkruan Ramës se në Shqipëri po bëhet gjithmonë e vështirë për t’u bërë shtet, ndërsa thekson se morali për drejtësi i kreut të Qeverisë i ngjason me shprehjen e njohur “Qofte ke daja”.

Por nuk kryeministri Rama nuk e ka lënë pa përgjigje qytetarin, duke replikuar me ironi i shkruan se nuk është as daja as qoftexhi dhe duke e “këshilluar” komentuesin t’ja kërkojë dajës qoftet. Ndërkohë që Rama thekson se të vërtetat duhet të na e thotë drejtësia dhe jo kazanët kriminelëve, të politikës apo të medias.

Komentuesi:  Ju jeni i pari qe beni moral per reformen ne drejtesi, per dekriminalizim
Sot kuptova qe eshte shum e veshtir te behet shtet ktu, pavarsisht moralit tat qe po na duket dita dites si “qofte ke daja”
Nuk do t kisha deshir tet shifja me duke bo moral per drejtsin
Ndosht Tahiri eshte i pafajshem nk e dime ket gje, po ama sot un vertetova sa i lodhur eshte nje prokuror para juve “pushtetit”
Nga ana njerzore po me vinte keq po mu kujtua nje shprehje e nje plaku ke lagjia
“E zun haqet e fukarenjve”
E di qe ndsht do kem “privilegjin” per replike nga ana juj dhe jam i sig qe do rrecitosh nej poezi alla frenga 😂 po srz ju doli boja shpejt 👊👊 edhe t na rroj partia 👊👊

Rama:  Arnis, me bojen time mos u merr se jam edhe piktor e kujdesem vete😀 Qoftet ke daja shko kerkoja dajes se une nuk jam as daja as qoftexhi😉Haqet e fukarenjve jane ceshtje te Zotit, keshtu qe merru me ndonje pune tjeter se ate pune e ben i madhi lart😂 Dhe nese s’ke deshire te me degjosh mua kur flas per drejtesine e ke ne dore, shtyp butonin e telekomandes dhe shiko filma me kartona, por nje gje ka rendesi: ATE QE NUK E DIME, sic thua edhe vete, DUHET TE NA E THOTE DREJTESIA, jo ta vendosin kazanet e krimineleve, te politikes apo media! Kuptove vella se te paskam edhe nga Vlora keshtu qe mos na ver ne pozite te veshtire me fjali pa lidhje, he te keqen vellai🤜🤛

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook