Pas vendimit të Presidentit për mosdekretimin e Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm për Shqipërinë, ka reaguar edhe këshilltari për mediat i Presidentit Meta, Tedi Blushi. 

Përmes një satusi në Facebbok, Blushi ka postur një video të kandidatit Cakaj gjatë një interviste me Baton Haxhiun, ku kandidati për ministër shprehet pro ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.  

Bashkangjitur videos Blushi ka shkruar: Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor