Rudina Hajdari vendosi të jetë deputete e Kuvendit, duke dalë kundër partisë së saj. Por vëllai i saj Kiri është shfaqur sot në protestë.

Djali i madh i Azem Hajdarit përkundër zgjedhjes së motrës së tij është shfaqur përkrah kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët. Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!””. – tha Kiri Hajdari ndersa foli ne protestën para parlamentit. Pas fjalës së tij protestuesit brohoritën në kor: “Azem, Azem ti je gjallë”.

Kreu i PD-së ka paralajmëruar motrën e tij me përjashtim nga partia, por si duket pavarësisht kësaj Kiri nuk është ndikuar që të mos jetë i pranishëm  në protestë.

Nga ana tjetër Hajdari u shpreh në rrjetet sociale se është konsultuar me SHBA dhe BE dhe se shumë shpejt do ta bëjë publike vendimin e saj.