Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish-portieri i Anglisë, Gordon Banks në moshën 81-vjeçare.

Vdekja e ish-portierit ka ardhur për shkaqe natyrale. Gordon Banks u shpall kampion bote me Anglinë në vitin 1964, ku në këtë kompeticion u cilësua si portieri më i mirë në historinë e Britanisë.

Gjithashtu ai kujtohet edhe për pritjen e Pelesë në Botërorin e vitit 1970 dhe është shpallur për 6 vite me radhë si “Portieri i Vitit” nga FIFA.

Banks luajti 73 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë dhe për disa klube angleze si Stoke City dhe Leicester.