Tashmë pas informatizimit të sistemit të pagesave, të moshuarit në mbarë vendin do mund të tërheqin pensionin e pelqërisë në çdo arkë të Postës Shqiptare, pa qenë nevoja e transferimit të gjendjes civile.

Ditën e djeshme kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bëri të ditur lajmin i cili ka theksuar se është bërë i  mundur lehtësimi procedurave.

“Tashmë pensionistët mund ta tërheqin pensionin e pleqërisë në çdo arkë paguese të Postës Shqiptare sh.a në çdo qark të vendit, pa pasur nevojë për të transferuar edhe Gjendjen Civile. Si pasojë e përfundimit të procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike dhe unike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, është bërë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi, sipas regjistrit të gjendjes civile”,-thotë Hado.

Hado shton se zbatimi i kësaj procedure të thjeshtuar të transferimit të qendrës së pagesës shkurton ndjeshëm kohën, si dhe vetëngarkon strukturat e ISSH-së për të kryer procedurat e transferimit dhe njoftimin e qytetarit.