Krimi në familje është një fenomen i hidhur i cili dita ditës po merr jetë njerëzish, duke çuar në shifra alarmante, sidomos të gjinisë femërore.

Në fillim të 2019-ës në 1 muaj kanë mbetur viktima të krimit në familje plot 6 gra, të vrara nga bashkëshortët apo të afërmit e tyre.

Në një prononcim për mediat Kryetarja e shoqatës “Në dobi të gruas”, Sevim Arbana ka deklaruar se numri i grave të dhunuara deri në vdekje nga bashkëshortët e tyre po shkon në ekstrem dhe se për këtë duhen të merren masa menjëherë, madje Arbana shprehet se duhet kthyer edhe dënimi kapital (dënimi me vdekje) për autorët e e këtij krimi të shëmtuar.

Gjithashtu Arbana i ka bërë thirrje të gjitha grave të reagojnë duke e çuar çështjen si ankesë tek instancat përkatëse.

“Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që përfaqësues të shoqatave në ndihmë të grave kërkojnë.