Pas deklaratës së kryeministrit Rama ku tha shkofshin në ferr të gjithë bandat, ka reaguar ish-kryeministri Berisha.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha ka ironizuar deklaratën e Ramës duke e cilësuar si një mallkim plakash duke shtuar se sipas kreut të qeverisë, kjo është mënyra e duhur për të luftuar krimin.

Kryemistri Rama, gjatë një takimi me punonjësit e policisë ditën e sotme bëri një mallkim për të gjitha bandat kriminele, si dhe vrasjet e ndodhura muajt e fundit, ku u tha se: “Po vriten mes bandave, në ferr shkofshin të gjithë, por mos rrezikojnë qytetarët e pafajshëm”.

Mesazhi i Berishës
“Rama kercenon bandat me mallkim plakash: “ne ferr shkofshin te gjithe!!” Kesaj i thone lufte kunder krimit te organizuar!?!? Sb”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook