Humbja e parakohshme e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, shokoi mbarë futbollin, sidomos atë italian.
Astori humbi jetën pas një ataku kardiak të pësuar në dhomën ku flinte dhe lajmi u konfirmua më vonë edhe nga mediat ndërkombëtare.
Gjithë bota e futbollit ka zhvilluar nderime për të kujtuar figurën e tij.
Vendimi i fundit është ai i Federatës Italiane të Futbollit, e cila lajmëron se çmimi “Fair Play” që jepej prej saj, tashmë do të marrë emrin “Davide Astori”.
Ky lajm është konfirmuar nga zv/presidenti i Federatës Aleksandro Kostakurta.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook