Profesioni i ushtatarkut është një ndër ato profesione që të shakton shumë dhembshuri pasi shpeshherë ushatarakët sakrifikojnë duke qëndruar për një kohë të gjatë larg familjeve të tyre.

E tillë është dhe historia e ushtarakut shqiptar Edmond Caraj, i cili në pamundësi për të qenë prezent në festën e 11-vvjetorit të lindjes së dy binakeve të tij, i ka dërguar një mesazh atyre bashkë me kolegët e tij.

Sikurse shihet edhe në foto, ushtarakët mbajnë në duar një fashë ku shkruhet: “Edjona dhe Elisa, Kontigjenti i XI, Egjean Sea Guardian ju uron: Gëzuar 11 vjetorin e lindjes tuaj”.

Këtë mesazh prekës që babai shqiptar ka bërë për vajzat e tij e ka postuar në profilin e saj Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila bashkangjitur fotos ka shkruar:

“Ky është urimi prekës i një babai nga misioni në detin Egje për vajzat e tij binjake Edjona dhe Elisa, të cilat mbushin 11 vjeç. I bashkohem urimit të rreshter Edmond Carajt dhe kontingjentit të XI në Egje, duke i uruar shëndet dhe suksese në mësime dy vajzave të tij të mrekullueshme. Respekt ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në misionet jashtë vendit dhe mirënjohje të veçantë familjeve të tyre që sakrifikojnë po aq sa të dashurit e tyre”, shkroi Xhaçka në facebook.