Shqipëria do të nisë procedurat për përdorimin e teknologjisë 5G në vitin 2020.

Kjo gjë do të mundësoj lidhje më të shpejtë interneti mes telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të lëvizshme.

Aktualisht në Shqipëri kompanitë celulare kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.

Ndërkaq brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar. Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licensave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave.