Reperi me prejardhje nga Kosova Granit Musa, i njohur me me emrin artistik “Azet”, me albumin e tij aktual “Fast Life” zë vendin e parë në toplistën zyrtare gjermane të muzikës.

Por ajo që e bën të veçantë këtë lajm është e dhëna se Azet sapo ka dalë nga burgu, ku mbahej për tregti droge, shkruan tag24.de.

Megjithatë ai lejohej të dilte nga burgu ndërsa i ishte ndaluar vetëm takimi me kolegët e tij nga grupi “KMN-Gang”.

Ky grup ishte i njohur veç tjerash edhe për përfshirjen në një rrahje masive në stacionin hekurudhor të Dresdenit me grupin kundërshtar “Miri-Clan”.

Granit Musa ose “Azet” është 25 vjeçar nga Dresdeni dhe njihet si bashkëthemelues i grupit të gangster-rapit ”KMN-Gang”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1352″ sortorder=”12618,12617,12619,12616″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook