Menjëherë pa publikimit të një mesazhi dërguar  për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku një qytetar denonconte një rast sakandaloz të një efektivi të policisë i cili ngacmoi s*ksualisht një studente në Fakultetin e Juridikut në Shkodë, policia ka arrestuar autorin.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një polic të moshës rreth 25-26 vjeç, i cili i kishte shprehur pëlqimin ndaj studentes por kjo e fundit e kishte refuzuar, ndërkohë në dëshminë e tij për policinë Shkodër, efektivi ende i paidentifikuar ka deklaruar se pas refuzimit nga vajza, sipas tij ai thjesht e ka kapur nga krahu dhe ajo është trembur.

Në dëshminë e tij që po jep për Policinë mësohet se efektivi i nka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Rikujtojmë se në mesazhin dërguar ish-kryeministrit qytetari anonim shkruante se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë.