Pas lajmërimit për një aksion të madh kombëtar për ujin e pijshëm, të njoftuar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka nisur në Vlorë ndërprerja e lidhjeve të paligjshme.

Ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka nisur aksionin, ku vetëm në ditën e parë janë evidentuar dhjetëra llidhje abuzive.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërpresin lidhjet e paligjshme në mënyrë që të evitojnë masat ndëshkuese.

“Të gjithë ata që kanë sot një burim uji, por pa kontratë të vijnë tek ndërmarrja e ujësjellësit dhe të pajisen me matësin e furnizimit me ujë. Të gjithë ata që kanë lidhje të paligjshme ta deklarojnë atë”, apeloi kryebashkiaku i Vlorës.

Ndërkohë që sa i përket për çështjen e puseve që është tashmë në qendër të vëmendjes pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës kërkoi formalizim në mënyrë që ndërmarrja e ujësjellësit të jetë në dijeni për çdo shpim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook