Ka startuar mbledhja e Këshillit i Mandateve dhe Imuniteteve tek Kryesia e Kuvendit për çështjen e “Tahirit”.

Pritet të vendoset sot “fati” i Tahirit pasi  kërkon heqjen e imunitetit dhe autorizim për kontroll në banesë e arrestim.

Prokuroria deklaron se kanë prova të reja në lidhje me Saimir Tahirin të cilat do i paraqesin para Këshillit të Mandateve.

Avokati i Saimir Tahirit tha: Nëse Prokuroria ka si provë vetëm materialin me 416 faqe të Prokurorisë së Katanias kjo nuk përbën provë se është publikuar tashmë. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook