Pas më shumë se 1 ore që seanca u bë më dyer të mbyllura, ka nisur me dyer të hapura mbledhja e Komisionit të Mandateve, ku po diskutohet për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Artan Hajdari, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar tre ditë kohë për t’u mbrojtur.

Por ka reaguar menjëherë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi se nuk e mbështet kërkesë dhe shtroi pyetjen nëse kjo është një taktikë për shtyrjen e procedimit.

“Të jetë taktikë për të shtyrë procedimin? Nuk do doja ta besoja. Tani duhet të ndalim. Ose ju keni shkelur procedurën ose zotërinj kërkojnë të procedojnë. Sot nuk po vendosim që ti hedhim prangat dikujt. Në kërkojmë që të zbatohen kërkesat e organit të prokurorisë. Ky është thelbi i reformës së madhe në drejtësi. Ku është momenti, që të tregohet pandëshkueshmëria. Unë për mendimin tim është që të vazhdojmë një orë e më parë, që shkelësit të ligjit mos të prishin provat.”, tha Alibeaj nga Këshilli i Mandateve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook