Mesa duket paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama përsa i përket largimeve nga puna ka nisur të realizohet dhe nuk po kursen asnji person, sidomos kur bëhet fjalë për militantë të partive kundërshtare.
Shkarkimet e para me shumë mundësi do të fillojnë ngan Shkodra me ata persona që janë punësuar nga LSI.

Vala e ndryshimeve thuhet se do ta godasë këtë rreth, ku sipas burimeve do të nisë nga Posta Shqiptare, dega Shkodër. Burime nga mediat lokale tregojnë se në Postën Shqiptare të degës së Shkodrës, disa zarfa të mbyllur janë shpërndarë për shumë persona që punojnë aty.

 

 

Bëhet fjalë për mbi 20 punonjës të postës që janë pushuar prej punës. Pak javë më parë është pushuar drejtoresha e Postës, Estela Nika, sepse ishte përfshirë tek listat e kandidimit në radhët e LSI.