Ta përgatitësh lëkurën me parapritën e duhur do të thotë të kufizosh rreziqet nga ekspozimi i zgjatur në diell.

Sado kremra të përdorni, nuk mjaftojnë për të siguruar një mbrojtje të efektshme.

Ideale është të filloni së paku një muaj para (pra jeni në kohë të gjithë ju që e keni parashikuar periudhën e pushimeve në gusht) për të siguruar një nxirje të njëtrajtshme, të artë dhe që do të mbajë gjatë, që do të shmangë skuqjet ose djegiet dhe njollat e errëta, që do të kenë si pasojë plakjen e lëkurës apo patologjitë akoma më të rënda siç mund të jetë melanoma. 

Ja disa këshilla nga dermatologët për të kufizuar dëmet e mundshme: “rreth 40 ditë para së të shkoni në det (por edhe në mal ku rrezet e diellit janë më të vërtetë të forta) filloni të merrni kapsula me vitamina A, që nxisin stimulimin e duhur të melaninës

Ekspozimi i parë në diell: çfarë të bëjmë?

Deri këtu rregulla e para-ekspozimit, por edhe në diell lipset shumëfishuar përkujdesja. Rregulli nr 1 që duhet gjithherë përsëritur: Shmangni orët e pikut të diellit dhe përdorni krem me filtër të lartë mbrojtës (30-50 sipas fototipit të lëkurës).
Gjatë ditëve të para në diell lyejeni lëkurën çdo dy orë dhe çdo herë pas daljes nga uji.
Me kalimin e ditëve mund edhe të lyheni më rrallë. Në çdo rast shkoni në plazh me lëkurë tashmë të lyer.
Dhe… për të mbrojtur lëkurën e fytyrës, që është e para që plaket, mbani kapele me fibra natyrale dhe me strehë të gjerë. Sytë mbrojini më syze. Pavarësisht nëse keni sy me ngjyrë të çelët apo të errët duhet të përdorni syze dielli.

Kur shfaqen njollat në lëkurë! 

Plakja e lëkurës dhe shfaqja e njollave ka të bëjë me dobësimin e veshkave si dhe me çekuilibrimet hormonale. Kur veshkat nuk i nxjerrin rregullisht skorjet, toksina mbeten dhe “bëjnë pis” nga pak çdo herë epidermën.
Gjithashtu prodhimi i melaninës (pigmenti që ngjyros lëkurën dhe është përgjegjës i nxirjes) në një pjesë të mirë kushtëzohet nga hormonet. Për shembull, në rastin e përdorimit të kontraceptivëve oralë, në shtatzëni apo menopauzë, kur pini duhan ose kur ju duhet të përballoni periudha stresuese të thella ose të zgjatura, prodhimi i melaninës bëhet i parregullt dhe lëkura bëhet me njolla.

LEXO EDHE:  2 maska që do ta bëjnë fytyrën tuaj ,si fytyrë bebeje

Lëkurë elastike dhe uniforme: ja si behët

-Para së gjithash, nëse lëkura shfaq njolla bëni kujdes me ekspozimin në diell. Filtri solar duhet të jetë më e pakta 25-30, dhe duhet përdorur krem mbrojtës nga dielli gjatë gjithë vitit.
-Cdo mëngjes, gjatë gjithë verës masazhoni lëkurën me sheqer të ashpër kaf të përzier me fare pak ujë dhe mjaltë. Ky eksfoliant është i pasur me acid glikolik që largon qelizat e vdekura dhe i dhuron lëkurës një nxirje uniforme.

Maskë pas diellit dhe rigjeneruese

Përbërësit

  • 1 kavanoz kos
  • 3 feta ananas
  • 1 lugë mjaltë

Përgatitja

Vini ananasin dhe kosin në frulator derisa të përftoni një krem kompakt dhe homogjen. Shtoni mjaltin dhe përziejini mirë.

Shtrojeni përbërjen në fytyrë dhe lëreni për 15minuta.

Shpëlajeni në fund me ujë të ftohtë. Sigurisht që ju ka mbetur ende nga kremi. Futeni në kavanoz, mbylleni mirë dhe ruajeni në frigorifer. Përsëriteni maskën pas 3 ditësh.

Maskë me karotë dhe kamomil.

Përbërësit:

    • 2 zarfa ose dy lugë të mbushura plot me kamomil.
    • 1 karotë e madhe
    • 2 lugë mjaltë
    • 1 lugë kos

Përgatitja:
Pastrojeni dhe priteni karotën në rrota dhe ziejeni me pak ujë.
Ndërkaq përgatisni një koncentrat çaji kamomili.
Futni në frulator karotën bashkë më koncentratin e kamomilit, mjaltin dhe kosin dhe frulojini mirë.
Vendoseni masën e krijuar në fytyrë dhe dekolte dhe lëreni për 15 minuta.
Shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook