Elita Rudin e kapi nostalgjia e flokëve biondë dhe dje postoi një foto të disa viteve më parë. Prezantuesja bukuroshe dhe bashkëshortja e Gjikos ka qenë bionde para disa vitesh.

Nuk e dimë nëse vendimi për t’u bërë brune ishte edhe i asaj, por Gjika ka rrëfyer se kur i propozoi Elitës, i vuri kusht që gruaja e tij e ardhshme nuk mund të ishte veçse brune.

Dhe ajo që atëherë braktisi flokët e verdha, duke u bërë brune. Këtë rrugëtim kanë ndërmarrë edhe shumë vajza të tjera të showbiz-it dhe prej vitesh tashmë janë pozicionuar te flokët e zinj. Më poshtë po ju tregojmë disa raste.

Janë shumë të pakta rastet kur Elvana guxon me look-un, (veçanërisht me flokët), pasi nuk ka dalë kurrë nga nuanca gështenjë e flokëve të saj. Por në verën e vitit 2016, ylli i popit u bë shumë bionde, teksa xhiroi klipin e saj “Njësoj”.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Elvana u kthye përsëri në identitet. Ajo tashmë përdor ngjyrën natyrale gështenjë, e cila i shkon shumë.

Në hitin “Sa t’kom dasht” pamë jo vetëm një seksi mama (kjo ishte kënga që riktheu Norën në showbiz), por mbi të gjitha një bionde shumë sensuale. Me flokët e artë ajo u shfaq përgjatë gjithë muajve të verës, madje, edhe në projektin “Majëm”.

Por pak ditë më pas, këngëtarja nga Kosova çeli sezonin e vjeshtës në një nga klubet më në zë të kryeqytetit dhe aty pamë që ajo ishte bërë përsëri brune dhe ashtu vijon të jetë.

Në verën e kaluar, Çili ishte një bionde e platintë, ndërkohë që këto kohë e shohim që i ka prerë shumë shkurt flokët e saj dhe është bërë brune përsëri. Çiljeta duket shumë e bukur me këtë stil flokësh.