Në një kohë kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse kishin vendosur unanimisht si parti, për dorëzimin e mandatëve të deputetëve (vendim ky i propozuar nga Lulzim Basha), Kryemadhi e pohoi diçka të tillë.

Si duket vendimi i LSI-së nuk ka qenë plotësisht unanim pasi në kundërshti deputeti për qytetin e Durrësit Lefter Koka tashmë ka dalë hapur kundër këtij vendimi me pretendimin se nuk ka asnjë motiv të dorëzojë mandatin e mirëbesuar nga qytetarët durrsakë.

Këtë vendim të deputetit Koka e ka komentuar ndërkohë edhe ish-ministri Ylli Manjani i cili ndër të tjera në një postim në facebook këshillon kolegun dhe mikun e tij për t’ ngritur mbi interesat personale.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Lefterit…

Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.

Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.

Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI.

Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirsuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale.

LEXO EDHE:  Basha nxorri emrin e “peshkut të madh”, reagon Rama: Shpif shpif se lirohesh…

Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…