Analisti Dritan Hila ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama pas akuzave të këtij të fundit ndaj gazetarëve dhe mediave.

Analisti shkruan në një postim në rrjetet sociale në mbrojtje të gazetarëve.

Ja si shprehet ai:

“Sir, ka 20 vjet që nuk i rrahin më gazetarët. Kështu që mos na e shit si meritë dhe qytetari Tuajën. Nuk i ngordhin më në hu, por i ngordhin për bukë. E ca më keq kur është buka e kalamajve, se të zhburrëron. Dhe kjo shpesh i detyron të futen në kazanë; kazanë të cilet ju i keni ndihmuar të prodhohen dhe je ortak. Mos bej sikur nuk e di. Apo je vertet kaq jashtë realitetit?!”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook