Bashkëpunimi i policisë shqiptare me Guardia di Finazan në operacionine koduar “Lulet e Pranverës”, kundër krimit të organizuar ku u arrestuan rreth 27 shtetas, 21 prej të cilëve shqiptarë dhe 6 italianë, ka sjellë dhe ragimin përshëndetës ndaj këtij bashkëpunimi të Ambasadës italiane në Tiranë.

Ambasadori italian në një dalje publike për mediat ka deklaruar se ky rezultat i operacionit ishte mjaft i kënaqshëm, dhe se kjo gjë u arrit vetëm falë punës së përbashkët të dy shteteve në fjalë.

“Bashkëpunimi gjyqësor dhe ai i policisë mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë sëbashku”: Ambasadori Cutillo shpreh kënaqësinë e madhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në operacionin “Lulet e Pranverës” të Skuadrës së parë Hetimore të Përbashkët (S.I.C.) e krijuar mes Autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë.”, deklaroi ambasadori italian Alberto Cutillo.